Çelësi për uljen e kolesterolit të lartë qëndron te këto ushqime

Çelësi për uljen e kolesterolit të lartë mund të qëndrojë në fund të fundit në një dietë vegjetariane ose vegane.

Sipas rezultateve të një studimi të ri, nivelet e LDL-së, i ashtuquajturi kolesterol “i keq”, ishin më të ulëta tek pjesëmarrësit vegjetarianë sesa tek ata që hëngrën edhe mish.

Analiza bazohet në rezultatet e 30 studimeve klinike të rastësishme (të kryera nga viti 1982 deri në tetor të vitit të kaluar) që shqyrtuan efektet e një diete vegjetariane ose vegane në të gjitha llojet e kolesterolit dhe apolipoproteinës B (apoB) (lipoproteinat janë transportues të rëndësishëm të kolesterolit). Matja e apolipoproteinës B përdoret për të vlerësuar rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare aterosklerotike.

Studimi, i botuar në European Heart Journal, përfshinte 2,400 pjesëmarrës nga 10 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për një kohëzgjatje maksimale prej 18 muajsh. Mosha mesatare e pjesëmarrësve varionte nga 28 deri në 67 vjeç .

Disa studime përfshijnë njerëz të shëndetshëm pa sëmundje themelore , ndërsa të tjera përfshijnë njerëz me gjendje që mund të ndikojnë në zemër, të tilla si mbipesha ose presioni i lartë i gjakut.

Krahasuar me ata që hanin mish , nivelet totale të kolesterolit tek vegjetarianët dhe veganët ranë me një mesatare prej 7% gjatë periudhës së studimit . Pjesëmarrësit vegjetarianë patën gjithashtu një ulje mesatare prej 10 % të kolesterolit ” të keq” LDL dhe një ulje prej 14% të niveleve të apoB .

Profesoresha Ruth Fricke-Schmidt, autorja e studimit, i tha BBC News: “Ky është rreth një e treta e efektit të tabletave me statinë.” Trajtimi me statinë është superior në aspektin e uljes së niveleve të kolesterolit, tha ajo. Megjithatë, njëra nuk është reciprokisht ekskluzive dhe kombinimi i statinave me një dietë vegjetariane ka të ngjarë të ketë një efekt edhe më të madh në uljen e kolesterolit.

Kolesteroli mund të ndahet në dy lloje:

– Lipoproteina me dendësi të lartë (HDL) ose kolesteroli HDL, ose kolesteroli “i mirë”, ka një efekt mbrojtës ndaj aterosklerozës – studimet kanë treguar se nivelet e ulëta të HDL janë një faktor rreziku për pllakën aterosklerotike, ndërsa rritja e niveleve të HDL përmirëson shëndetin kardiovaskular. Kjo tregon se: HDL është më efektive dhe efikase nga proteinat e tjera.

– Lipoproteina me dendësi të ulët ose kolesteroli LDL quhet kolesterol “i keq” sepse mund të transportojë lipide në murin arterial.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën