Lindi në javën e 19-të dhe peshonte 420 gramë/ Foshnja futet në librin e rekordeve “Guinness”

Një fëmijë amerikan që ka ardhur në jetë në javën e 19-të është cilësuar si foshnja e parë në botë që ka ardhur në jetë para kohe kaq shpejt. Curtis Means, ka lindur në Alabama vitin e kaluar dhe peshonte vetëm 420 gramë. Ai aktualisht është 16 muajsh dhe sapo është futur në librin e rekordeve “Guinness”.

Nëna e fëmijës, Michelle Butler, lindi më 4 korrik të 2020, pikërisht në Ditën e Pavarësisë. Ajo ishte shtatzëne me dy binjakë, por njëri ndërroi jetë një ditë pas lindjes.

Edhe për Curtis, mjekët thanë se ka shumë pak shanse për të mbijetuar, e prej ditësh qëndroi i mbyllur në njësinë e kujdesit intensive. Mirëpo, për fat të mirë, foshnja ia doli dhe sot gëzon shëndet të plotë.

“Të jem në gjendje të marr Curtis në shtëpi dhe të befasoj fëmijët e mi më të mëdhenj me vëllain e tyre më të vogël është një moment që do ta kujtoj gjithmonë”, tha nëna e fëmijës.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca