Marçela Lati dhe Armand Peza: Bashkë në lindjen e fëmijëve

Marçela Lati dhe Armand Peza e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre vite më parë. Tashmë me dy fëmijë, ata kanë ditur të ruajnë balancën mes angazhimeve dhe detyrimeve si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë

Bisedoi: Aishe Thartori

Marcela Lati dhe Armand PezaKomunikimi, bashkëpunimi dhe dashuria duket se janë elementet kryesore të recetës së lumturisë për një familje. Ëndrrën e tyre Marçela Lati dhe Armand Peza e kanë kurorëzuar vite më parë, ndërsa tani kanë marrë përsipër “misionin” për të kurorëzuar ato të shumë çifteve shqiptare. Ata kanë ditur të ruajnë balancën mes angazhimeve dhe  detyrimeve si brenda ashtu edhe jashtë  kontureve të shtëpisë. Dashuria i bashkon prej vitesh dhe fryt i saj janë dy fëmijët, vajza 7 vjeç dhe djali 4. 

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shëndet Plus”, Marçela rrëfen disa nga momentet më emocionuese të çiftit, në majën e të cilave padyshim renditen momentet e ardhjes në jetë të fëmijëve të tyre, ku Armandi ka qenë i pranishëm. Çifti Lati-Peza, ndryshe nga shumë të tjerë, ka preferuar t’i ngujisë këto momente në pelikul, për t’iu rikthyer e për t’i përjetuar po me të njëjtin emocion. Për Marçelën, bashkëshorti ka qenë një mbështetje e vazhdueshme në jetë dhe prania e tij i ka dhënë shpresë dhe forcë për të përballuar sfidat.

Marcela LatiVendimi që edhe bashkëshorti të ishte i pranishëm gjatë procesit të lindjes ka qenë një vendim i përbashkët apo i Armandit?

Asistimi nga bashkëshorti gjatë procesit të lindjes ishte një vendim i të dyve. Ne e menduam të dy paralelisht këtë gjë. Nuk dua t’ju gënjej, ndaj them se ky vendim nuk kishte të bënte aspak me romanticizmin. Ne e pamë atë vetëm në funksion të fëmijëve, të cilëve t’u mbeste një kujtim i bukur nga lindja e tyre. Do të kishim dashur që edhe prindërit tanë të na e kishin bërë një gjë të tillë, por në atë kohë mundësitë kanë qenë të kufizuara.

Bëtë ndonjë kurs paraprakisht për procesin e lindjes?

Jo. Në kohën kur unë kam qenë shtatzënë me të dy fëmijët kurse të tilla nuk ishin kaq popullore, nuk ekzistonin. Si rrjedhim e kam pasur të pamundur për t’i ndjekur në asnjërën nga shtatzënitë sepse kanë qenë të dyja me kohë të  shkurtra nga njëra-tjetra. Ndërkohë më vjen mirë që sot të gjitha vajzat shtatzënë kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.

Ju i keni filmuar lindjet  tek të dy fëmijët. I riktheheni t’i shihni?

I rikthehem, por rrallë. Në fakt është emocion shumë i veçantë, është shumë bukur, por njëkohësisht është e çuditshme. I shoh aq të vegjël në ditën e parë të jetës së tyre dhe tani janë të rritur. Sa më shumë kalon koha, aq më pak e besoj që ato mrekulli i kam bërë unë.

Çfarë moshe janë aktualisht fëmijët?

Respektivisht djali sapo ka mbushur katër, ndërsa vajza bën së shpejti shtatë.

Fëmijët i kanë parë filmimet përkatëse?

Jo, nuk i kanë parë. Kjo me këmbënguljen time, sepse dëshiroj që në momentin kur t’i shohin të jenë të rritur dhe ta kujtojnë këtë pjesë. Do të përpiqem t’ua tregoj sa më vonë të mundem.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 16 marsit 2014 të gazetës “Shëndet+”, në suplementin “Baballarët në sallën e lindjes”. Projekti “Së bashku për një familje të shëndetshme, pa dhunë” po zbatohet me mbështetjen e UNDP-së, UN Women dhe fonde të Qeverisë Suedeze nga Shoqata “Together for life”)

OrganizatatTogether for life

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj