Lindja natyrale e bebes 6150 gr., reagon mjekja gjinekologe: Fitimtarët nuk gjykohen, por është mungesë profesionalizmi

Mjekja obsetër gjinekologe Arbesa Qinami ka komentuar sjelljen në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” të bebes me peshën më të madhe të lindur në 10 vitet e fundit, 6150 gr. nëpërmjet një lindje natyrale.

Postimi u bë nga ministria e Shëndetësisë Albana Koçiu si një rast suksesi ku ndër të tjera shkruante: “Mirënjohje nga zemra për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre  nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.”

Reagimi i doktoreshës:

“-para lindjeve duhet të bëhet eko për të vlerësuar peshën e bebit. Në moment , ose maksimumi të jetë eko e dy javëve të fundit.

-nëqoftëse pesha është  mbi 4500 gr. Rekomandohet lindje cesariane

-përjashtohen këtu rastet kur është fëmija i dytë , apo më  shumë  dhe fëmija i parë ka qenë mbi 4500 gr. Por, kjo duke marrë përsipër rrezikun e komplikacioneve tepër serioze.

-lindje vaginale  6150 gr. Më shumë se rast për mburrje  është rast për rivlerësim të protokollit  nëqoftëse ka të tillë . Komplikacionet janë  aq të mëdha  sa realisht nuk ja uroj  asnjërës prej nesh. Por, fitimtarët nuk gjykohen kurrë! Të paktën mos e trumbetoni, sepse më shumë se çdo gjë tregon mungesë profesionalizmi”, shkruan doktoresha.

Ajo tregon më tej eksperiencën e saj personale.

“Kur isha në Varshavë lindi një bebe 5400/5500  gr nuk e mbaj mend fiks.

-në eko pati dalë diku 4400 gr. lindje e dytë. Në momentin që lindi koka , unë dhe mamia zgurdulluam sytë . Instiktivish  fillova manovrat që të mos pengohej  lindja e supeve /shpatullave. (Pas daljes  së kokës, moment tjetër kyç është lindja e supeve). Çdo gjë shkoi mirë.

-të nesërmen në mbledhjen e mëngjesit shefi tha: Jupërgëzoj që shkoi gjithçka mirë. Fituesit nuk gjykohen. Është fati juaj që s’pati komplikacione. Ndryshe  s’do kishte avokat që t’ju merrte përsipër e do përfundonit të gjithë në burg, nëqoftëse  diçka do i kishte ndodhur fëmijës”, përfundon ajo.

 

 

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?