Pavarësisht nga filmat e fundit që ke parë, kënaqësia seksuale nuk është një gjë që ndodh vetëm sepse je zhveshur dhe kryen marrëdhënie. Shumica e grave
duhet ta “ngrohin mirë motorin e Ferrarit të tyre” përpara se ta nxjerrin për një xhiro. Ka shumë rëndësi komunikimi me partnerin; t’i tregosh nevojat e tua vetjake, në mënyrë që marrëdhënia seksuale të jetë e kënaqshme për të dy.
Nuk ka një recetë për hapat që duhen ndjekur përpara se të ndodhë penetrimi i penisit. Disa gra duan seks oral, të tjera duan të preken vetë, disa të tjera nuk preken kurrë (edhe pse do të duhej ta bënin), por ka edhe nga ato të cilat, pavarësisht asaj që që thashë para një minute, shkojnë drejt e te veprimi përfundimtar. Nuk e dimë sesi ndihemi, ndaj mendojeni si një përvojë të njohjes së vetvetes.
Përsëritni së bashku me mua: “Nuk ka asgjë të keqe që dy të rritur të bëjnë diçka me dëshirë dhe me vullnet të lirë”. E rëndësishme është që të mbani mend se nuk ka dy njerëz që kanë të njëjtin reagim, dëshirë apo fantazi seksuale. Po të pyesim tri adoleshente, secila do të ishte e dashuruar çmendurisht me aktorë të ndryshëm. / Dr.Carol Livoti, gjinekologe amerikane


