Lotët mund të zbulojnë sëmundjen e Parkinsonit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Disa pika lot mund të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes së Parkinsonit dhe ndoshta edhe në gjetjen e një trajtimi që mund të ngadalësojë përkeqësimin e gjendjes.

Pas testuan lotët e pacientëve me Parkinson dhe personave të shëndetshëm, shkencëtarët kanë zbuluar se pacientët me këtë sëmundje kanë 5 herë më shumë “alpha-synuclein”, molekula proteinike që formon grumbujt toksik dhe shkakton dëmtim të nervave, se njerëzit e shëndetshëm.

“Besojmë se studimi ynë është i parë që tregon se lotët mund të jenë një tregues biologjik jo-invaziv, i besueshëm dhe jo i shtrenjtë i sëmundjes së Parkinsinit”, thotë autori i studimit, dr. Mark Lew, nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut.

“Duke qenë se zhvillimi i sëmundjes së Parkinsonit mund të nisë vite apo edhe dekada para se të shfaqen simptomat, një tregues biologjik i tillë mund të jetë i dobishëm në diagnostikimin, madje edhe trajtimin e hershëm të sëmundjes”.

Rezultate e këtij studimi janë publikuar tek ditën e djeshme tek konferenca Akademia Amerikane e Neurologjisë.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi!
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë