Përshtati në shqip: Elena Beta
Ylli zombian i Hollivudit, Thandi Njuton, ka qenë gjithmonë e hapur përsa i përket sëmundjes së saj: bulemisë! Ajo është prekur nga ky çregullim në moshën 14-vjeçare, kur ndiqte mësimet për të vazhduar karrierën si balerinë. Lufta e aktores me 
sëmundjen zgjati gati një vit duke lënë pasoja mendore dhe fizike. “Unë kisha bulimi të tmerrshme për një vit. Nuk haja asgjë përveç gjizës. I kam ende plagët në fyt nga stimulimi i të vjellave me gishtat e mi”, thotë aktorja.
“Pas atij viti iu riktheva jetës normale, por e kisha të vështirë të përshtatesha, madje në takimet me djemtë ndihesha tmerrësisht keq kur darkonim, pasi ndieja nevojën për ta nxjerrë ushqimin”.
“Iu nënshtrova terapisë si fillim dhe më pas me shumë përkrahje dhe vendosmëri rimora veten duke krijuar një marrëdhënie të shëndetshme. Kur mbeta shtatzënë, nuk e kufizoja veten në ushqim, haja çfarë më kërkonte trupi dhe sa herë kisha uri. Vitet e fundit trupi im ka ndryshuar shumë, por fatmirësisht i kam ngjarë nënës sime dhe ne nuk shëndoshemi edhe nëse hamë shumë”.
Sot Thandi Njuton ka një jetë të mrekullueshme dhe mbi të gjitha të shëndetshme. Kur e pyesin mbi perceptimin e saj mbi vetveten, ajo thotë gjithmonë: “Tek vetja shoh një sfidues të lumtur!”


