Lufta ndaj COVID-19 u merr jetën 105 mjekëve në Itali

Numri i punonjësve të mjekësisë të vrarë nga koronavirusi në Itali ka arritur në 105. Federata Kombëtare e Mjekëve njoftoi sot emrat e të rënëve të fundit që iu shtuan listës: doktori Giunio Matarazzo, dhe infermieri Emilio Brignole

Më tej vinin mjekët e familjes Antonio De Pisapia, Massimo Bosio, Marzio Zennaro, Tahsin Khrisat, Mario Rossi e Samar Sinjab dhe kirurgu onkolog Francesco Cortesi.

“Sot u konfirmua vdekja e dy infermiereve të frontit të parë në spitalet e Bergamo e Cremona”, tha zëdhënësja e federatës Barbara Mangiacavalli.

Mangiacavalli shtoi më tej: “Qëllimi ynë është qëndrimi afër ndaj pacientëve dhe evidentimi i nevojave të tyre prandaj mjekët, infermierët dhe operatorët e tjerë të mjekësisë nuk duhen lënë vetëm për të luftuar virusin”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet