Lythet e organeve gjenitale, faktorët e rrezikut dhe komplikacionet në shëndet

Për gazetën “Shëndet+”, urologu Rezar Rusi

Qendrat  shkencore për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjes mendojnë që të paktën gjysma e personave seksualisht  aktivë do të infektohen nga HPV genital në periudha të caktuara të jetës së tyre. Faktorët që mund të rrisin rrezikun e infektimit plazh ciftjanë:

  • Kryerja e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura me shumë partnerë
  • Kur personi ka pasur edhe një sëmundje tjetër seksualisht  të transmetueshme
  • Kur kryen marrëdhënie seksuale me një partner, të cilit nuk i njihet historia seksuale
  • Kur  jeta seksuale fillohet në moshë të re

Komplikacionet 

Në komplikacionet e lytheve genitale përfshihen:

  • Kanceri.
  • Kanceri i qafës së mitrës është i lidhur ngushtë me infeksionet e shkatuara nga virusi genital HPV. Disa lloje të HPV-së shoqërohen gjithashtu me kancer të organit genital të jashtëm femëror, kancer të anusit, kancer të penisit dhe kancer të gojës dhe grykës.
  • Jo gjithmonë infeksionet me HPV kthehen në kancer, por është e rëndësishme për gratë që të kryejnë një PAP Test të rregullt, sidomos ato që janë infektuar me atë lloj të HPV-së që paraqet rrezik të madh.
  • Probleme gjatë shtatzënisë.
  • Lythet genitale mund të shkaktojnë probleme  gjatë shtatzënisë. Ato mund të zmadhohen duke shkaktuar vështirësi në urinim. Lythet e vendosura në murin e vaginës mund të kufizojnë aftësinë e indeve vaginale për t’u shtrënguar gjatë procesit të lindjes. Lythet e gjera të vendosura në organin genital të jashtëm femëror ose në vaginë mund të gjakosen si rezultat i shtrëngimit gjatë procesit të lindjes.
  • Rrallëherë ndodh që një fëmijë i lindur nga një nënë me lythe genitale, t’i zhvillohen lythe në grykën e tij. Nëse ndodh një gjë e tillë, bebi duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të përjashtuar një bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet