Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një vajzë e vogël me autizëm ka krijuar një lidhje të veçantë me macen e saj. 6-vjeçarja Iris Grace Halmshaw dikur kishte frikë nga uji, por tani mund të notojë bashkë me macen e saj Thula, e cila e ka ndihmuar të kalojë frikën. Ato nuk praktikohen bashkë vetëm në pishinë, por bëjnë edhe dush së bashku. Dikur nëna e saj e kishte tmerr ta lante, pasi sapo futej në ujë ajo tmerrohej.
Siç mund të shihni edhe në videon e mëposhtme, ato bëjnë gjithçka bashkë, me macen e ulur afër saj në kopsht, ndërkohë që ajo po shikon librat. Vajza ka nisur të flasë pasi erdhi macja në shtëpi. Iris është një artiste e lindur, pasi bën piktura të jashtëzakonshme.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/





