Rolina Naço, dietologe
Majdanozi është tre herë më i pasur në vitaminë C se agrumet.- Është një erëz e pasur në vitaminë A, E, B kompleks dhe C, Kripëra minerale si kalcium, jod, zink dhe mjaft kalium.
- Ka veti diuretike duke lehtësuar nga hipertensioni dhe duke ndihmuar në pastrimin e gjakut.
- Ndihmon për të hapur oreksin.
- Rekomandohet kundër depresionit
- Ndihmon përthithjen e hekurit, lehtëson tretjen duke stimuluar enzimat e tretjes dhe ndihmon në mirëfunksionimin e mirë të veshkave dhe mëlçisë.
- Përdoreni majdanozin në sallatë të gjallë dhe do të përfitoni maksimalisht në vlerat ushqimore. Shtojeni në lëng frutash dhe perimesh. Mos harroni është më i vlershëm kur përdoret i pagatuar.
Kuriozitet
Nëse vini fletë majdanozi të shtypura mbi plagë të mbyllura (të nxira), do të përshpejtojnë kurimin duke larguar inflamacionin dhe edemën.


