Mamit i është bërë goja plagë poshtë protezës…

Ju lutem, a mund të më rekomandoni diçka për mamin, pasi i është sëmurur pjesa e poshtme e gojës, poshtë gjuhës dhe poshtë protezës. Thuajse gjithë goja i është bërë plagë, plus që i kanë dalë ca puçrra të bardha. Nuk i mban dot as protezat. Çfarë mund ta qetësojë? Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin.

protezaPërgjigjja nga mjekja Laureta Koçi, stomatologe

Me sa më thoni, gjëja e parë që duhet të bëjë mami, është të heqë urgjentisht protezën. Pastaj duhen parë plagët në gojë nëse janë me natyrë traumatike nga proteza apo me natyrë alergjike nga materiali i protezës për të vendosur një plan të saktë trajtimi.

Gjithsesi, mami të heqë protezën, të shpëlajë gojën me listerinë, pastaj do parë dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e mamit nëse ka diabet, anemi, alergji etj. Uroj të jem e qartë për çdo gjë!

Postime të ngjashme

Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?
Pse po më dridhet syri?