Manastirliu: 18 rastet e dyshuara me koronavirus kanë rezultuar negative, ka nisur shpërndarja e maskave kirurgjikale në spitale

Gjatë mbledhjes së sotme të Task-Forcës për masat e marra ndaj koronavirusit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pohoi se deri tani në vendin tonë janë testuar 18 raste të dyshuara me këtë virus, por kanë rezultuar negative.

Ministrja u shpreh më tej se se ka nisur sot shpërndarja e 1.2 milion maskave kirurgjikale për të gjitha strukturat spitalore ne vend.

“Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.

Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale. 1 mln $ janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për cdo skenar potencial,” u shpreh Manastirliu.

Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico, tha në fjalën e saj se:

“Po vijojmë me trajnimet, në të gjitha nivelet, që nga vete ISHP deri në qelizë. Vijuam dhe përfunduam me traumën, urgjencën. Vijojmë me përditësimin e materialit, dhe pajisjen e strukturave me mjetet mbrojtëse personale.”

Ndërsa Drejtori i Urgjencës në QSUT, Brataj, u shpreh:

“Pas filtrit të parë që janë pikat kufitare, i dytë është 127 ku vijojnë thirrjet, janë 7745 thirrje nga data 23 që është shfaqur,kemi 45 % rritje të numrit të thirrjeve, po ashtu edhe rritje të vizitave. “

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni