Manastirliu: Deri më tani janë kryer 1.238.036 vaksinime antiCOVID që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh”

1,238,036 vaksinime janë kryer deri më tani në gjithë vendin që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” .

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrat e vaksinimit në total. Ajo informoi se vetëm ditën e djeshme janë kryer 8.631 vaksinime.

Gushti do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grup-moshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë