Manastirliu dështon me premtimin e 100 ditëve të para

Denisa Canameti

“Me një aksion në të gjithë vendin, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do të lirohen territoret e zaptuara nga ngrehinat dhe aktivitete gjithfarësh brenda spitaleve publike”. Deklarata është bërë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu në fillim të marrjes së mandatit. Ky aksion u ndoq me vëmendje shumë të lartë në terren nga vetë ministrja në detyrë. Fillimisht puna filloi në spitalet e rretheve.

“Angazhimi ynë është që brenda 100 ditëve hapësirat e jashtme të të gjithë spitaleve dhe qendrave shëndetësore të pastrohen nga kioskat apo ndërtimet e paligjshme dhe këto hapësira, nga burim ndotje, të jenë hapësira të gjelbëruara në funksion të qytetarëve. Nga Elbasani, aksioni ynë do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe gjej rastin këtu të falënderoj për bashkëpunimin shumë të mirë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit si dhe strukturat e policisë së shtetit. Jemi të vendosur ta çojmë deri në fund këtë aksion, i cili është shumë më tepër se pastrim i territorit të spitaleve”, tha znj. Manastirliu.

Ndërkohë, disa muaj pas nisjes së këtij aksioni, ku sigurisht kanë kaluar 100 ditët e para të qeverisjes, situata  vazhdon të jetë e njëjtë. Një pamje e shëmtuar në hyrje të QSUT-së, ku kioska të improvizuara ofrojnë ushqim jashtë çdo kushti apo standardi higjienik. Kjo jo vetëm që bie ndesh me premtimin për spastrimin e ambienteve nga këto kioska, por gjithashtu krijojnë një panoramë të shëmtuar për institucionin spitalor.

I njëjtit aksion nisi edhe nga ministri i mëparshëm, Ilir Beqaj në vitin 2013 por që nuk u çua deri në fund duke bërë vetëm disa spastrime “preferienciale”. Jo vetëm kioska me ushqime aspak të shëndetshme, por filluan të lulëzojnë edhe dyqanet me materiale mjekësore pikërisht në brendësi të ambienteve spitalore. Duke dëshmuar kështu të kundërtën e asaj që përsëritej vazhdimisht se në sistemin shëndetësor nuk mungon asgjë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi