Manastirliu inspekton aeroportin e Rinasit: Masa të shtuara për koronavirusin, nuk ka asnjë rast në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi paraditen e sotme aeroportin “Nënë Tereza”, për të parë nga afër masat e marra për parandalimin e depërtimit të koronavirusit të ri.

Ministrja Manastirliu konfirmoi se aktualisht nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri.

Manastirliu pa nga afër masat e marra nga Njësia e Shëndetësisë në aeroport.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar në Aeroportin e Rinasit 17 pasagjerë shqiptarë dhe te huaj që kanë udhëtuar nga Pekini dhe Shangai drejt Tiranës, nëpërmjet aeroporteve të tjera. Pas kontrollit të kryer nga njësia e shëndetësisë në aeroport, gjendja e tyre paraqitet e mirë. Ndërkohë që një analizë e kryer në Institutin e Shëndetit Publik tek një grua e cila kishte udhëtuar nga Kina 10 ditë më parë, rezultoi negative.

“Janë marre masa në pikat kufitare portuale dhe tokësore me ekipe mjekësore dhe epidemiologe që janë në monitorim të situates dhe raportojnë në kohe reale për çdo rast”, tha Manastirliu.

Në zbatim të task forces së MSHMS datë 27.01.2020, me drejtues të institucioneve shëndetësore, mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik, drejtues të njësive tona në pikat e kalimit kufitar, përfaqësues të policisë kufitare është shtuar survejanca e sëmundjeve të rënda respiratore në bashkëpunim me gjithë spitalet.

Aktualisht Shqipëria ka një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda si dhe atyre akute në të gjithë vendin dhe sistemi i kapjes së hershme dhe njoftimit të hershëm është i mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. ISHP ka një laborator të standardizuar në lidhje me vendosjen e diagnozës së koronaviruseve dhe infeksioneve virale dhe stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike. Spitali infektiv ka kapacitetet e nevojshme me boxe izolimi për çdo situatë. Shqipëria mbetet vend me rrezik të ulët përsa i takon depërtimit të koronavirusit të ri.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik