Manastirliu në ISHP: Vjen pajisje e re testimi, kapacitet i shtuar për sistemin shëndetësor

Marjena Sallaku

Ardhja e një pajisjeje të re  testimi (PSR) në Institutin e Shëndetit Publik do të mundësojë një kapacitet të shtuar lidhur me proçesin e testimeve.

Lajmin e bëri të dituar Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet një lidhje live në Facebook nga një vizitë e  kryer në mjediset e Institutit të Shëndetit Publik.

“Kjo pajisje është shtesë jo vetëm si aparaturë e re për stafin mjeksor por edhe si liri për të rritur projektet  tona ashtu siç ishte planifikuar lidhur me testimet dhe menaxhimin e situates. Tani në ISHP kemi mbi 90.000 testime të disponueshme për qytetarët” u shpreh ndër të tjera ministrja.

Ardhja e kësaj pajisje dhe lehtësirat që do parashikohen për sistemin mjekësor në këtë periudhë u përshëndetën edhe nga vetë punonjësit e ISHP-së të cilët konfirmuan se kjo pajisje mund të çojë deri në dyfishim të numrit të testimeve të kryera deri më sot.

Gjatë takimit nuk munguan thirrjet ndërgjegjësuese për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të vendosura.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet