Manastirliu në Vlorë: Brenda vitit me reanimacion të ri, do i shërbejë jugut dhe turistëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me Shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratajn inspektuan spitalin e Vlorës për të bërë me dije se brenda vitit në të do ketë një reanimacion të ri.

Aktualisht për t’iu përgjigjur situatës së COVID-19, edhe në spitalin rajonal të Vlorës si në shumë të tjerë janë rritur kapacitetet me aparatura në terapinë intensive.

Por Manastilriu tha se do të hapet procedura që së shpejti brenda pak muajsh Vlora të ketë një spital me reanimacion të ri që do u shërbejë zonës së jugut të Shqipërisë dhe turistëve që vijnë për pushime.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Spitali Rajonal Vlorë – Rriten kapacitetet me aparatura të teknologjisë së lartë në terapinë intensive
? Përmirësohet shërbimi i urgjencës, duke ju përgjigjur situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19.
?#VIJOJNË investimet për fuqizimin e spitaleve rajonale. Me financimin e qeverisë shqiptare spitali i Vlorës do të ketë një reanimacion të standardeve europiane. / BalkanWeb

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet