Manastirliu: Pezullohen operacionet e planifikuara, përveç rasteve me patologji malinje dhe atyre të urgjencës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat u shpreh se do të pezullohen të gjitha operacionet e planifikuara, por jo ato urgjente.

“Kufizohen dhe ndalohen e ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, përveç atyre ndërhyrjeve me patologji malinje dhe raste të urgjencës. Këto masa nuk cënojnë aspak shëndetin e qytetarëve por vendosim rregulla për të përforcuar masat pa cënuar shërbimin dhe duke ofruar garanci për ata që janë në nevojë”, u shpreh Manastirliu.

Mjeku Tritan Kalo ka bërë me dije se dy të prekurit me Koronavirus janë duke u trajtuar tek Infektivi, sipas standarteve.

“Të dy rastet janë te Infektimi dhe po marrin trajtimin e duhur. Dhoma kanë oksigjen dhe kanë minimumin e pajisjeve të nevojshme, nuk janë dhoma hoteli, por spitali. Janë në përputhje spitalore, më të mira të mundshme janë në përputhje me standartet botërore. Do ia dalim mbanë në këtë beteje”, tha Kalo.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025