Manastirliu prezanton një pjesë të ekipit mjekësor shqiptaro-turk të Spitalit Memorial në Fier

Ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu ka prezantuar një pjesë të ekipit mjekësor të Spital Memorial në Fier. Stafi do të ketë një ekip të përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk, ndërkohë që dyert e këtij spitali modern do të hapen të enjten.

Bëhemi gati me stafin e përbashkët shqiptaro-turk për të hapur Spitalin Memorial të Fierit ditën e enjte, pra me datë 27. Sigurisht do të jetë një hapje graduale, me faza, duke filluar nga shërbimi i urgjencës. Gradualisht fillojmë vëmë në funksion këtë spital, këtë vepër të madhe të premtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore në nivel terciar”, tha Manastirliu një ditë më parë.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se në këtë spital, shërbimet do të jenë sipas sistemit të referimit, ashtu sikurse janë në të gjithë spitalet tona publike. Duke e konsideruar një qëndër ekselencë, Manastirliu bëri me dije se Spitali Memorial i Fierit do të ofrojë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut, për shërbime që deri tani i kanë marrë në QSUT, duke ulur edhe kohën e pritjes për ekzaminimet. Ministrja Manastirliu vlerësoi bashkëpunimin e stafeve mjekësore për transferimin e dijeve.

Risia në këtë spital është që do të menaxhohet nga një staf i përbashkët shqiptaro-turk. Është bërë përzgjedhja qoftë e stafit mjekësor, qoftë e stafit infermieror, me një komision ad-hoc të ngritur me prezencën e ekipit turk dhe atij shqiptar. Por nga ana tjetër ky spital do të vlejë shumë për transferimin e dijes dhe teknologjisë. Dhe për këtë arsye kanë mbërritur në këtë fundjavë, edhe një ekip i mjekëve që do të organizojnë punën sipas shërbimeve të përcaktuara”, deklaroi Manastirliu.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet