Manastirliu tregon shifrën e frikshme: Rreth 1200 mjekë kanë ikur në këto 2 vende të BE-së

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Diasporës Pandeli Majko kanë marrë pjesë në “Takimin e Mjekësisë në Diasporë” ku edhe kanë folur për çështjen e ikjes masive të mjekëve nga vendi ynë.

Sipas Manastirliut, në Zvicër vetëm dy vitet e fundit janë punësuar 300-400 mjekë  shqiptarë, ndërsa në Gjermani për të njëjtën periudhë kohore më shumë se dyfishi i kësaj shume, konkretisht rreth 830 mjekë shqiptarë, që në total shkojnë rreth 1200.

Sipas ministres ka pasur edhe raste të kthimit të shqiptarëve, ndërsa nuk ka treguar shifra. Nga ana tjetër, ajo ka treguar se dy vitet e fundit në vendin tonë kanë mbërritur dhe janë punësuar rreth 113 mjekë të huaj.

Ajo theksoi se probleme të ngjashme të ikjes së mjekëve i kanë edhe shtete të tjera si Serbia dhe Italia.

Burimi: Faxweb

Postime të ngjashme

Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim