Pirja e qumështit të gjirit si i rritur është moda më e fundit e praktikuesve të palestrave dhe konsiderohet si një ilaç i mrekullueshëm për ata që kanë sëmundje kornike. Por, një praktikë e tillë jo vetëm që nuk jep asnjë efekt pozitiv, por rrezikon të përhapë sëmundje infektive. Kjo bëhet e ditur nga Revista e Shoqërisë Mbretërore të Mjekësisë, sipas së cilës tendenca është
në rritje në SHBA dhe në Britaninë e Madhe.
“Të pish qumësht njerëzor është mania më e fundit e të rriturve, – shkruajnë studiuesit e Universitetit Mbretëresha Mari. – Në Britaninë e Madhe shitet qumësht njerëzor i ngrirë, ndërsa një agjenci ka nxjerrë në shitje lëpirëse me shije qumësht gjiri. Ka shumë faqe interneti që ofrojnë qumësht për të pirë, madje gati”.
Ka pak të dhëna eksperimentale dhe vetëm teste në laboratorë që ky qumësht mund të jetë një “super ushqim” që rrit mirëqenien, siç në fakt pretendojnë shumë faqe që i dedikohen fitnesit. Pohimet që mund të ndihmojë kundër disfunksionit erektil apo kancerit nuk kanë asnjë bazë shkencore. “Për më tepër, qumështi njerëzor i blerë onlinë mund t’i vërë përdoruesit përballë infeksioneve të ndryshme, si hepatitet, HIV’i apo sifilizi. Një studim i fundit ka treguar se kampionët e qumështit të blerë online ishin të infektuar me baktere në 93% të rasteve”.
Kjo modë e re shkon paralel me atë të ngrënies së placentës menjëherë pas lindjes. Edhe në këtë rast nga ekspertët ka ardhur një përgënjeshtrim për avantazhet e pretenduara./ Përgatiti: Arlinda Gjypi


