Marrëveshje për zbatimin e Edukatës Gjithëpërfshirëse Seksuale në shkolla

Ian McFarlane, drejtori për Vendin, i UNFPA Shqipëri, nënshkroi të premten Letrën e Mirëkuptimit me drejtorin e Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Arsimit, Gerti Janaqi.

unfpa 2Kjo marrëveshje institucionalizon përfshirjen dhe zbatimin e Edukatës Gjithëpërfshirëse Seksuale në nivelin arsimor parauniversitar. Kjo ndërmarrje thekson angazhimin institucional për të përmirësuar njohuritë dhe sjelljen e të rinjve me shëndetin e tyre, duke u dhënë atyre aftësi për jetën, duke u dhënë mundësinë të kuptojnë seksualitetin, të drejtat dhe shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues.

Kjo ndërhyrje, e cila është mbështetur nga UNFPA prej disa vitesh, do të vazhdojë nëpërmjet këtij partneriteti dhe do të sigurojë zbatimin kombëtar të Edukatës Gjithëpërfshirëse Seksuale në sistemin arsimor.

Gjithashtu, kjo do të forcojë njohuritë dhe kapacitetet dhe do të ndikojë ndryshime në sjelljen e mësuesve dhe prindërve.

UNFPA ka krijuar partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve për të krijuar dhe zbatuar këtë pjesë të kurrikulës së re deri në vitin 2020.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet