Rolina Naço
Dietologe
Është shumë e rëndësishme kur të vendosim të bëjmë një diete ose ndryshe nje regjim ushqimor për të humbur disa kilogram. Si të kujdesemi që të humbasim masën dhjamore
Masa dhjamore është forma në të cilën organizmi ynë depoziton energjinë e pa shfytëzuar, por përveç këtij funksioni ka edhe funksione të tjera shumë të dobishme. Pra, është një ind që duhet të jetë në trupin e njeriut, por kur tejkalohen normat e lejuara atëherë fillon dhe bëhet problematik për shëndetin tonë.
Vitet e fundit dhjamosja është fajësuar për diabetin, hipertensionin, hiperlipidemin, disa lloje tumori, problemet e fertilitetit etj.
|
Tabela me normat e masës dhjamore |
||
| Kategoritë |
Femra (%) |
Meshkuj (%) |
| Atlete |
8-15 |
5-10 |
| Normale |
21-33 |
8-20 |
| Mbi-Normale |
34 |
20-25 |
| Obezë |
Mbi 39 |
Mbi 25 |
Më posht mund të shikojmë normat e masës dhjamore:
Shikojmë tek tabela se masa dhjamore për femrat duhet të jetë nga 21% deri në 33% sigurisht nëse ështe një vajze e re preferohet të jetë më afër 21% dhe për femrat rreth 50-60 vjeçare të jetë më pak se 33%. E njëjta gje vlen dhe për mejshkujt thjesht normat ndryshojnë dhe duhet të jenë nga 8% deri në 20%!
Vëme re se femrat kanë norma më të larta dhe kjo lidhet me natyrën e femrës pasi do të bëhet nënë, do të ushqejë një jetë të re etj.
Kur duhet të mbajmë diet
Është shumë e rëndësishme kur të vendosim të bëjmë një diete ose ndryshe nje regjim ushqimor për të humbur disa kilogram, të kujdesemi që të humbasim masën dhjamore!
Thjesht pesha ose indeksi i masës trupore (Kg/(m²)) jo gjithmonë janë tregues të saktë të obezitetit.
Rreziku i dietës drastike
Kur bëjmë një dietë drastike (jo të personalizuar) rrezikojmë të humbasim më shumë ujë dhe muskuj (jo dhjam). Kjo nuk është aspak e mirë për trupin tonë sepse :
1. Ajo që dëmton linjat, por edhe shëndetin është dhjami i tepërt dhe masa muskulare.
2. Duke humbur muskuj ulët dhe metabolismi! Që do të thotë më pak djegie!
3. Më pak djegie do të thotë të shtojmë më lehtë në peshë!
Ndaj dhe është e rëndësishme të bëhet matja e masës dhjamore për të parë se ato kilogram që tregon peshorja nëse janë masë dhjamore apo thjesht likide dhe muskuj.
Një faktor shumë i rëndësishëm për të ulur masën dhjamore është aktiviteti fizik! Nëse ndjekim një dietë të ekulibruar si në kalori dhe të vlerave ushqyese thjesht na duhet të shtojmë pak aktivitetit fizik për të pasur djegien maksimale të masës dhjamore! Kur flasim për aktivitet fizik bëhet fjalë qoftë dhe për një ecje të thjesht, jo vetëm palestra që per disa nuk është e mundshme.
Masa dhjamore, si të shmangim dietat e rrezikshme
Dieta dhe shendeti ynë!
Efektet negative të dietave drastike
Gjithmone kur ndjekim një diete hipokalorike trupi mund të përdorë për të plotësuar nevojat masën dhjamore por edhe masen muskulare! Ku qëndron problemi?
Sipas një studimi që është bërë në universitetin e Pensilvanis kushdo që ka ndjekur një dietë drastike (si ato që qarkullojnë në treg) do të shtojë përsëri peshë ndoshta dhe disa kile plus. Dietat drastike ndryshojnë mënyrën se si truri jonë reagon ndaj stresit gjë që na bën të hamë edhe më shumë ushqim kur jemi në gjendje stresi.
Si duhet të veprojmë
Është shumë e rendesishme që kur jemi duke bërë një dietë për të rënë në peshë, nuk duhet të tejkalohet ulja e kalorive. Ulja minimale e kalorive ndryshon në çdo njeri sipas përmasave trupore por dhe faktorëve shëndetësor që duhet të merren parasysh.
Pasi nëse ulet ndjeshëm atëherë sasia e ushqimeve sado të ekulibruara të jenë nuk do të plotësojë nevojat në mikro-element (kripra minerale ose vitamina).
Kjo do të ketë një pasojë shumë të madhe në shëndetin e organizmit, disa nga pasojat e para janë:
1. Ulje e imunitetit të trupit tonë
2. Ulje të hekurit, që mund të na çoj drejt anemis
3. Lodhje shumë të shpejt
4. Dhimbje koke
5. Ulje të përqëndrimit
6. Ulje e fertilitetit
7. Rrit stresin
8. Na çon drejt abuzimit me ushqimin. Pra dietat drastike janë ato që në shkaktojmë nepsin e madh dhe jo ne se thjesht nuk e mbajtëm dot!
Regjimi!!
Nuk mund të mos përmendim rëndësinë e orareve të vakteve dhe të regjimit në total!
Pagjumësia dhe gjumi në oret e vona është lidhur me një stres kronik që ka si pasojë dhe shtimin në peshë, përveç problem të tjera shëndetsore! Ndaj duhet të plotësojmë 7-8 orë gjumë në ditë për të qenë me produktive dhe më të dobët!
Mëngjesi
Të hash mëngjes është gjëja e parë që duhet mësuar nëse duam të ndihemi energjik, të mbajmë një peshë konstante, por dhe të dobesohemi! Duke ngrënë mëngjes të plotë trupi jonë merr gjithçka ka të nevojshme. Çdo ditë kemi nevoje për kalori, protein, vitamina, kripra minerale të cilat nëse nuk merren në sasinë e duhur dhe në kohën e duhur do të kemi pasoja!
Vaktet
Vaktet kryesore (mëngjesi, dreka dhe darka) nuk duhet të kenë më shumë se 6 orë distancë. Për të mbajtur në tonus metabolizmin tonë dhe për të furnizuar me glukozë trurin tonë duhet të konsumojmë edhe vaktet e ndërmjetshme si para dreke dhe pas! Gjithashtu duhet përmendur se për personat që mund të punojnë natën ose që nuk flenë gjumë natën duhet të konsumojnë vakte të vogla edhe pse është vonë!



