Masat e marra ndaj koronavirusit/ Nga ndalimi i aktiviteteve tek kufizimi i lëvizjes së shoqëruesve për pacientët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpalosur vendimet e marra nga qeveria në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi.

Manastirliu u shpreh se tashmë duhet një pakt me qytetarët dhe mediat që të ndiqen të gjitha rregullat nga institucionet.

VENDIMET

1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill.

2- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura.

3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë.

4- Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmnduejve infektivve

5- Eksporti i barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim.

6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.

7- 400 milion lekë të cilat vjnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025