Masat ndaj koronavirusit, grupe të posaçme mjekësh në aeroport dhe në të gjitha pika kufitare

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë urdhër që në të gjitha pikat kufitare dhe në aeroportin e vendit, të jenë të pranishtme grupe të posaçme mjekësh.

Këta mjekë do të bëjnë të gjitha kontrollet e nevojshme të personave që vijnë nga jashtë Shqipërisë për në vendin tonë.

Ajo çfarë e favorizon Shqipërinë është që nuk ka rrugë direkte komunikimi me Kinën, dhe personat që vijnë nga Kina dhe vendet e tjera rreth saj, kalojnë dhe pika të tjera kontrolli përpara se t’i nënshtrohen kontrollit përsëri në vendin tonë.

Ditën e sotme efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, kanë bllokuar një furgon me 9 pasagjerë të ardhur nga Kina të cilët kishin për qëllim të vizitonin Shkodrën.

Mjeku Ardian Këlliçi i cili mbulon zonën e Kelmendit që përfshin edhe pikën kufitare të Hanit të Hotit pas kontrolleve të turistëve kinezë u shpreh se ata nuk kishin asnjë shenjë dhe është dhënë konfirmimi për ta kaluar pikën kufitare të Hanit të Hotit e për të vijuan rrugëtimin e tyre drejt qytetit të Shkodrës, nga ku do të rikthehen pas pak orësh sërish në Malin e Zi.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik