Masazh me mjaltë dhe “lamtumirë” celulit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Celuliti është një nga problemet më të zakonshme të lëkurës. Ai shfaqet më së shumti tek gratë, pavarësisht moshës apo peshës së trupit. Shumica e studimeve tregojnë se celuliti vjen si faktor i çekuilibrit në indin lidhës dhe yndyrnave në trupin e njeriut.

mjalte per celulitPërveç konsumimit të ujit dhe një diete të shëndetshme, masazhet anti-celulit janë arma më e fortë për të reduktuar celulitin. Masazhi me mjaltë që do t’ju paraqesim në këtë postim e bën lëkurën më të fortë sepse mjalti thith toksinat dhe i nxjerr nga trupi. Ai përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe nyjet limfatike gjithashtu, gjë e cila çon në reduktim të celulitit.

Merrni mjaltë organik dhe vaj esencial për masazh (si livandoje, nenexhiku, limoni, portokalli etj). Për çdo lugë çaji mjaltë shtoni 5 pika vaj. Bëni një sasi të përshtatshme për të lyer zonën problematike dhe aplikojeni në trup.

Masazhi duhet bërë në mënyrë rrethore dhe fort për 15-20 minuta. Do të ishte më mirë sikur t’iau bënte dikush tjetër masazhin.

Shpëlajeni trupin si fillim me ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë. Aplikoni krem hidratues.

Përsëriteni këtë proçedurë çdo ditë për 15 ditë dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave