Përgatiti për “ www.shendeti.com.al”: Elena Beta
Maskat nga përbërësit natyralë, mund të jenë më të mirat për shëndetin e lëkurës së fytyrës. Shpesh dermatologët apo përdoruesit e drektpërdrejtë, i konsiderojnë edhe më të mira dhe efektive se produktet e shtrenjta kozmetike. Ajo që duhet të dini është se , para se të vendosni të bëni një maskë për fytyrën, është mirë të konsultoheni me dermatologun pasi jo çdo fytyrë mund të reagojë njëlloj ndaj përbërësve të ndryshëm.
Kjo maskë natyrore shërben për të shtrënguar lëkurën më mirë se botoksi.
Ju dhuhen: 1 e bardhë e vezës, 1/2 lugë çaji lëng limoni, 1/2 lugë çaji vaj kokosi.
Përgatitja: Të bardhat e vezës hidhni në një enë të vogël dhe përziejini.Më pas shtonii përbërësit e tjerë dhe vendoseni maskën në fytyrë. E mbani për 10-15 minuta dhe pasi maska të jetë tharë, e shpëlani me ujë të ngrohtë. Këshillohet ta përdorni 2 herë në javë për rezultate të mira!
Burimi: glamur / shendeti.com.al


