Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Rrudhat apo linjat e fytyrës janë treguesi i parë i plakjes dhe humbjes së vitalitetit të lëkurës. Ky mund të jetë një problem i madh tek gratë, por edhe tek burrat është shqetësim.
- Mënyra e gabuar e jetesës
- Ushqimi që konsumojmë
- Geni është gjithashtu faktor i rëndësishëm ndikues
Megjithatë, në ditët e sotme, për shkak të ilaçeve natyrore dhe ushqimit organik, eliminimi dhe parandalimi i tyre është më i lehtë. Kjo recetë ju udhëzon si mund të përgatisni një krem 100% natyral në shtëpi.
Maskë me qumësht dhe mjaltë:
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1/2 lugë gjelle qumësht organik, të papërpunuar
Procedurë:
- Përzieni mjaltë dhe qumësht për të masazhuar të gjithë lëkurën.
- Aplikoni më shumë tek zonat me më shumë rrudha.
- Prisni për 10 minuta dhe lajeni me ujë të vakët.
Substancat që ndodhen tek këta ingredientë ndihmojnë në thithjen e lagështisë së lëkurës, duke përmirësuar elasticitetin e saj. Kjo maskë gjithashtu eviton shfaqjen e rrudhave.
Burimi: http://lordofhealth.com/https://shendeti.com.al


