Maskat natyrale që parandalojnë plakjen

Plakja është një proces që nuk mund ta shmangim por nëpërmjet maskave natyrale me produktet e kuzhinës mund të vonojmë shfaqjen e rrudhave.

maska mQumështi i kokosit: është një ilaç natyral dhe  ju ndihmon të keni lëkurë me më shumë shkëlqim. Nxirreni qumështin nga kokosi dhe aplikojeni në fytyrë. Do t’i shijoni shumë shpejt përfitimet që vijnë nga ky produkt çudibërës.

Maskë me avokado: Avokado përmban vaj natyral, gjë që ndihmon shumë lëkurën, sidomos femrave më në moshë të cilat kanë  lëkurë më të thatë. Vendosni mbi lëkurë copa avokado, ose shtypeni mirë avokadon dhe krijoni maskë.

Maskë me qumësht: Qumështi është një nga produktet më të përshtatshme për largimin e qelizave të vdekura nga lëkura. Qumështi përmban acid laktik, studimet klinike kanë treguar se ju ndihmon me gjenerimin e qelizave të lëkurës. Aplikojeni çdo ditë qumështin në fytyrë pasi ta lani.

Maskë me patate: patatet janë një mënyrë e përshtatshme për largimin e shenjave në fytyrë, të cilat e sinjalizojnë plakjen e parakohshme. Këto shenja, mund të largohen duke e trajtuar lëkurën me patate të qëruar.

Maskë me mjaltë : mjalti njihet si një nga produktet më të rëndësishëm, natyralë, për trajtimin e lëkurës, një nga arsyet kryesore është edhe fakti që mjalti ju ndihmon në largimin e shenjave, që shfaqen në pjesën përreth syve.

Lëngu i limonit: lëngu i limonit mund të bëjë çudira, duke filluar nga zbardhimi i dhëmbëve deri tek eliminimi i rrudhave, që shfaqen në lëkurë. Megjithatë, kohët  të fundit lëngu i limonit ka filluar të gjejë përdorim të gjerë edhe në trajtimin e pjesëve të tjera të trupit si:  gjunjë dhe bërryla. Vitamina C që gjendet në limon, ju ndihmon t’i largoni pjesët e errëta, që shkaktohen nga qelizat e vdekura./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave