Maskë gjatë procesit të lindjes?! Ja çfarë thotë nëndrejtori i S.U.O.GJ “Mbretëresha Geraldinë”

Gazetare: Klevisa GJIKA

Mbajtja e maskës është kthyer në detyrim prej kohësh në ambientet e mbyllura, por a mbahet maska gjatë procesit të lindjes?

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, nëndrejtori i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Mac Gjonaj tregon se maska vështirëson shtatzëninë në përditshmëri dhe natyrisht edhe procesin e lindjes.

“Shtatzëninë mund ta vështirësojë maska sepse maska shkakton një defiçit të ajrosjes së mushkërisë. Lindjen mund ta rëndojë maska. Maska nuk mbahet kollaj kur lind, nuk mbahet kollaj”, tregon nëndrejtori.

Po kur ia vendosin maskën grave shtatzëna?

Nëse një pacient operohet sepse ka nevojë për oksigjen nuk i vëmë pacientes maskë ose ia vëmë në periudha të shkurtra kur mund ta suportojë praninë e maskës.

Gjonaj tregon se në S.U.O.GJ “Mbretëresha Geraldinë” ekzistojnë laboratorët bakterologjikë.

“Për gratë shtatzëna temperatura jo detyrimisht është nga covid-i. Kemi mundësi tamponimi, kemi laboratorë bakterologjikë dhe e çojmë dhe marrim përgjigjen”, shprehet ai.

“Gratë shtatzëna nuk duhet të tremben nga virusi sepse në bazë të studimeve edhe nëse nëna është me COVID, nuk e transmeton atë”, shton më tej Gjonaj.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet