Kryefaqja Box 4 Maskë hidratuese për fytyrën, me mjaltë dhe shafran Indie

Maskë hidratuese për fytyrën, me mjaltë dhe shafran Indie

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Qumështi i artë është një nga ushqimet më të shëndetshme për momentin. Kjo pije magjike është përdorur në mjekësi për shekuj me radhë. Ajo përmban një përzierje të shafranit të Indisë, qumështit dhe vajit të kokosit. Shafrani i Indisë përmban përfitime të shumta të bukurisë (duke filluar nga luftimi i inflamacionit deri tek ofrimi i elementeve kundër plakjes). Vaji i kokosit dhe qumështi janë cilësuar si “super ushqime” për flokët, lëkurën dhe thonjtë, falë vetive të tyre hidratuese. Prandaj, kur i kombinoni të gjitha së bashku, përfitoni një maskë fantastike për lëkurën dhe flokët.maske hidratuese per fytyren

Estetistja Joanna Vargas, e cila merret me kurimin e pamjes së jashtme të shumë personaliteteve të njohura, ka zbuluar një maskë hidratuese dhe pastruese për fytyrën, që e aplikon shpesh tek klientët e saj.

Përbërësit:

  • ½ filxhan kos
  • ¼ shafran Indie pluhur
  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë çaji vaj kokosi

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit në një tas. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 10 minuta. Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët. Sigurohuni që të mos lini asnjë gjurmë të maskës.

Si funksionon:

Kombinimi i qumështit/vajit të kokosit me shafranin e Indisë është perfekt për luftimin e inflamacionit”, shpjegon Joanna. “Vaji i kokosit është i mbushur me acide yndyrore esenciale për ta bërë lëkurën të duket më e butë. Kësaj i shtohen edhe vetitë anti-inflamatore, antioksiduese dhe antibakteriale.

Shafrani i Indisë është një trajtim i vjetër për kujdesin ndaj lëkurës: ai siguron gjithashtu veti të fuqishme anti-inflamatore, antioksiduese dhe antibakteriale për lëkurën.

Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here