Maskë me kakao dhe kos, për flokë të butë dhe me volum

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Baza e kësaj maske është kakao, e cila nuk rrit vetëm volumin e flokëve, por ofron edhe butësi dhe shkëlqim. Maska ka efekt stimulues tek rrënjët e flokëve dhe përshpejton rritjen e tyre. Nëse e përdorni rregullisht këtë maskë, flokët do të bëhen më të butë dhe me më shumë volum.maske per floke_kakao

Receta:

Përbërësit:

  • ½ filxhan kos
  • 1 lugë çaji kakao
  • 1 vezë (e kuqja e vezës)

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë, derisa të formohet një masë homogjene. Fillimisht e aplikoni maskën tek rrënjët dhe më pas tek të gjithë flokët, duke e përhapur atë në të gjithë gjatësinë e flokut. Kur maska të fillojë të thahet, aplikoni një shtresë tjetër. Më pas e mbështillni kokën me një qese plastike dhe me një peshqir. Mbajeni ato për rreth 20-30 minuta. Në fund i lani flokët si zakonisht, duke përdorur shampo.

Maska duhet aplikuar pa i larë flokët më parë. Për të arritur rezultate më të mira, përdoreni këtë trajtim 2-3 herë në javë, brenda 2 muajsh.

Nëse e përdorni maskën rrallë, volumi do të vihet re vetëm pasi t’i keni larë flokët. Ndërsa, nëse e përdorni rregullisht, flokët do të qëndrojnë me volum për 3 ditë.

Shënim: Duhet të dini gjithashtu se nëse keni flokë me ngjyrë të verdhë dhe e përdorni rregullisht këtë maskë, ngjyra e flokëve mund të fillojë të errësohet duke qenë se kakao është një ngjyrues natyral për flokët.

Burimi: Home Healthy Recipes / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave