Maskë për fytyrë me spec djegës dhe qumësht

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Blogeret e modës nuk përdorin vetëm produkte kozmetike të shtrenjta për të qenë sa më tërheqëse. Ka nga ato që përdorin edhe metoda natyrale për të pastruar fytyrën apo mbajtur trupin në formë.Rochelle Wickramasuriya

Kohët e fundit, kemi parë disa blogere mode duke aplikuar produkte të ndryshme natyrale në fytyrë, duke filluar nga shafrani i Indisë, hudhra, banania etj, për ta mbajtur atë të butë dhe me shkëlqim.

Por, maska më e fundit natyrale duket edhe më e çuditshme.

Blogerja Rochelle Wickramasuriya, nga Sri Lanka, ka publikuar në faqen e saj në Instagram një video kur tregon ndjekësve si mund të krijojnë një maskë për fytyrë me spec djegës, për të mbajtur atë më të butë, më të shndritshme dhe për stimuluar qarkullimin e gjakut.

Përbërësit:

  • 1 ½ filxhanë me qumësht
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • një majë luge piper nga speci i kuq djegës
  • 1/4 lugë çaji pluhur kanelle
  • ½ lugë çaji mjaltë

 Përgatitja:

  • Shtoni lëng limoni në qumësht pak para se të vlojë.
  • Përzieni me lugë që të fillojë të trashet. Më pas e kulloni me një kullojës.
  • Lëreni në frigorifer të ftohet pak.
  • E hiqni nga frigoriferi dhe e përzieni me piperin e kuq, kanellën dhe mjaltin.
  • Aplikojeni maskën në të gjithë fytyrën, duke shmangur pjesën e syve dhe pjesë të tjera të ndjeshme.
  • Lëreni për 30-45 minuta derisa të thahet. Në fund e lani fytyrën si zakonisht.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)