Materialet që nuk duhet t’i veshim

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Në çdo moment të jetës ne jemi të rrethuar nga copa të ndryshme, duke filluar që nga rrobat dhe deri te çarçafët dhe batanijet. Copat janë kudo rreth nesh, por a e dini se jo të gjitha janë të shëndetshme, dhe se disa prej tyre mund të kenë efekt shumë negativ në shëndetin tonë?veshje

Jo para shumë kohësh, njerëzit përdornin copa natyrale si pambuku, leshi, kashmiri, mëndafshi dhe linoje, por nëse shohim etiketat e rrobave që përdorim sot, ne  do të vëmë re se pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga materiale si, mëndafsh artificial, poliestër, akrilik dhe nejlon. Disa nga këto materiale përdoren për të shmangur mbetjen e njollave dhe rrudhave, dhe na e kanë bërë jetën shumë të thjeshtë, por me çfarë çmimi? Materialet natyrale dhe ato sintetike, të trajtuara kimikisht, janë burim toksinash që prekin shëndetin e njeriut. Ja një listë e shkurtër e copave që duhet të shmangni:

  • Poliestra, është copa më e keqe që mund të blini. Ajo është e përbërë nga polimere sintetike që janë të formuara nga estere dhe acide të rrezikshëm.
  • Akriliku, sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, ky material përmban substanca kancerogjene.
  • Mëndafshi artificial, përftohet nga përpunimi i drurit me kimikate shumë të rrezikshëm në mënyrë që t’i rezistojë sa më gjatë larjes.
  • Neiloni përftohet nga përpunimi i naftës dhe mbi të përdoret një kimikat i dëmshëm për shëndetin.
  • Çdo material që i reziston rrudhave, njollave, sepse mbi to përdoren kimikate fluori , si Tefloni, dhe janë të dëmshme për shëndetin tonë. / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj