Matja e tensionit arterial, rregullat qe duhen ndjekur

Jeta Lakrori

Specialiste ne ISHP

hiper 3Presioni i gjakut duhet të matet në mënyrë të standardizuar duke përdorur pajisje që plotësojnë një sërë kushtesh. Nëse jeni duke matur presionin e gjakut nga mjeku, infermieri apo në shtëpi duhet të ndiqni procedurat në vijim:

  • Duhet të shmangni pirjen e duhanit, marrjen e kafeinës apo të ushqimit për të paktën 30 minuta para matjes së tensionit.
  • Matja duhet të fillojë 5 minuta pasi ju të jeni qetësuar.
  • Duhet të uleni të ndjeheni mirë e të qetë dhe jo duke folur me krahët e zhveshur e të mbështetur në nivelin e zemrës. Këmbët duhet të jenë në dysheme.
  • Në disa kushte të caktuara, tensioni i gjakut duhet të matet si në pozicionin shtrirë, në shpinë apo në këmbë.
  • Madhësia e manshetës për matjen e tensionit duhet të rrethojë të paktën 80 për qind të krahut, për të bërë kështu një matje sa më të saktë.
  • Matjet duhet të merren nga një instrument i kalibruar dhe i vlerësuar gjatë kohëve të fundit.
  • Duhet të regjistrohen dy presionet e gjakut, të matura (sistoliku dhe diastoliku), si dhe krahu i përdorues gjatë matjes, Shfaqja e tingullit të parë përcakton presionin sistolik të gjakut, ndërsa zhdukja e tingullit, përcakton presionin diastolik të gjakut.
  • Duhen mesatarisht dy apo shumë matje e lexime të ndara nga 2 minuta. Nëse leximet ndryshojnë nga 5mmHg, ose dhe më shumë duhet të bëhen lexime të tjera, pasi diçka nuk ka shkuar siç duhet të matjen e tensionit të lartë të gjakut.

Rreziku i presionit të lartë të gjakut pakësohet duke :

  • Reduktuar konsumin e kripës.
  • Konsumuar një dietë të ekuilibruar.
  • Duke shmangur përdorimin e tepruar dhe të dëmshëm të alkoolit.
  • Duke kryer rregullisht aktivitete fizik.
  • Mbajtur një peshë trupore të shëndetshme
  • Duke shmangur përdorimin e duhani.

Postime të ngjashme

Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
A janë hemorroidet një shenjë paralajmëruese e kancerit anal?
Hashimoto: Vlerat mund të përmirësohen nëse nuk konsumoni qumësht
viroz apo helmim
Helmim apo virozë – Si të dalloni shqetësimet e stomakut
Pini ujë dhe kripë Himalayan me stomakun bosh! Vetitë shëruese të kësaj përzierje janë të shumta
Kujdes nga helmimi i ushqimit në verë! Ylli Merja: Ja një kurë natyrale bimore që trajton helmimin
Si ta kuptoni nëse keni tepricë hekuri – Çfarë i ndodh trurit dhe organizmit