“Mbështet shpresën, lufto për jetën”, aktiviteti në mbështetje të grave me kancer gjiri

Donjeta Zeqa, Europa Donna Albania

Europa Donna Albania  dhe YWCA of Albania organizuan në datën 10 mars aktivitetin “Mbështet shpresën, lufto për jetën”.  Përmes këtij aktiviteti u synua të rritet ndërgjegjësimi i shoqërisë për sfidat e vështira me të cilat ndeshen çdo ditë gratë që luftojnë me kancerin e gjiri, si dhe të kërkohen rrugë e mjete efikase për të ndikuar në qeveri, për rritjen e buxhetit për luftën kundër kancerit të gjirit në përgjithësi, e në mënyrë të veçantë për trajtimin e pacientëve me këtë sëmundje.

Në aktivitetin “Mbështet shpresën, lufto për jetën” ishin të pranishëm përfaqësues e diplomat të huaj në Shqipëri, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si dhe përfaqësues të Spitalit Onkologjik.

Aktiviteti nisi me interpretimin e ndjerë dhe të shkëlqyer të aktores Taulanta. Nëpërmjet vargjeve  dhe interpretimit shprehu përjetimet e një gruaje me kancer gjiri. Në aktivitet u shfaq dhe një dokumentar i shkurtër rreth kancerit të gjirit, dhe rrëfimi i Brunilda Alimerkaj, e cila po lufton me kancerin për herë të dytë.

Bruna tregoi historinë e saj dhe luftën që po bën prej 9 vitesh me këtë “përbindësh” siç e quajti ajo.

Historia dhe forca që tregoi Bruna për të pranishmit, i preku të gjithë.

Më pas u bë publike një Letër e Hapur, ku shtroheshin çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me trajtimin mjekësor të pacientëve me kancer gjiri.

Në mbyllje të veprimtarisë u ftuan të gjithë pjesëmarrësit të firmosin Letrën e Hapur./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni