Mbi 100 mijë vaksina të kryera në ditët e para të gushtit/ Manastirliu apelon për vaksinim masiv edhe moshat e reja

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot qendrën verore në Drimadhes, në Dhërmi, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike.

“Janë më shumë se 29 mijë qytetarë, të cilët kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore, 8 mijë prej tyre janë turistë të huaj që kanë ardhur dhe kanë aksesuar shërbimin shëndetësor në territor gjatë periudhës së sezonit turistik, që nga momenti që i kemi hapur këto qendra në 15 qershor e deri më tani”,- tha Manastirliu.

Përveç qendrave shëndetësore verore janë edhe 14 postacione të Urgjencës Kombëtare, të cilat janë në gatishmëri për çdo emergjencë. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se qendrat shëndetësore verore kanë ulur fluksin në spitale, duke ofruar shërbime të urgjencës për turistët.

“Ajo çfarë na tregon programi i hapjes se qendrave verore shëndetësore është se ka reduktuar fluksin në spitale. Nga 29 mijë qytetarë që kanë marrë shërbime, me pak se 3% e tyre janë referuar në spitale, që do të thotë se qytetarët kanë marrë shërbimin e kërkuar në këto qendra”, tha Manastirliu.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë