Mbi 100 studime pajtohen në një pikë: kanabisi shkatërron qelizat kancerogjene

Rreth 85 vjet më parë vaji i kanabisit është përdorur në mbarë botën për të trajtuar një shumëllojshmëri sëmundjesh, përfshirë këtu edhe kancerin. Nuk është për t’u habitur fakti se shumë firma farmaceutike shkrijnë kanabisin në medikamente për të trajtuar sëmundjet kancerogjene.

kanabisssRick Simpson, një arkivist mjekësor i marihuanës, thotë se kanabisi është bima më medicinale që mund të gjendet në botë. Kanabisi ka mijëra enzima që shkatërrojnë qelizat kancerogjene dhe sëmundjet e tjera të pashërueshme. Kanceret që mund të zhdukë kanabisi janë:

Kanceri i gjirit: nga një studim molekular mbi kancerin rezultoi se kanabisi vriste edhe qelizat më agresive të tumorit.  Kanabisi ka një agjent jotoksik që ul agresivitetin e qelizave kancerogjene të gjirit.

Kanceri i zorrës së trashë: studimet për qelizat epiteliale kanë treguar se kanabisi promovon shërimin e plagëve. Përmes aktivizimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të receptorëve CB(1) dhe/ose CB(2), kanabisi ushtron efekte mbrojtëse ne uljen e inflamacionit të zorrëve dhe kancerin e zorrës së trashë.

Leuceminë: kanabisi nxit efektin toksik në qelizat e prekura nga leucemia. Kanabisi shkatërron edhe qelizat periferike molekulare të gjakut.

Kanceri i qafës së mitrës: qelizat kancerogjene të qafës së mitrës ndikohen ndjeshëm nga kanabisi, i cili shkatërron edhe tumoret më agresive në këtë pjesë.

Melanoma: është forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës, melanoma ka relativisht pak opsione trajtimi përtej parandalimit apo zbulimit të hershëm. Kanabisi ka qenë zgjidhja më efikase e viteve me radhë për trajtimin e melanomës.

Këto janë vetëm disa shembuj, në mesin e qindra të tjerave, ku tregojnë efektivitetin e kanabisit në zhdukjen e qelizave kancerogjene pa efekte anësore negative. Përveç kësaj studimet kanë treguar se kanabisi është mjaft efektiv edhe në shërimin e sëmundjeve të tjera të rënda si HIV/AIDS.

Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?