Rastet e koronavirusit, në nivel global, kanë kapërcyer shifrën 2 milionë sipas të dhënave të universitetit John Hopkins.. Më shumë se gjysma e tyre, pra mbi një milionë, janë regjistruar në Evropë. Por, numri i vërtetë i rasteve do të jetë shumë më i lartë pasi niveli i testimeve në shtete të veçanta, ndryshon.
Tendenca në numrin e rasteve të konfirmuara mund të tregojë fazën e epidemisë, po rritet shpejt, po sheshohet apo po bie, në një vend të caktuar. Por, numrat nuk tregojnë shkallën e vërtetë të epidemisë në vende të veçanta apo në shkallë globale. Sidoqoftë, përballë shifrave dhe bilanceve gjithnjë e më të rënduar, OBSH shpjegon se vendet që zbusin masat e izolimit, duhet të presin të paktën dy javë për të vlerësuar pasojat e këtyre ndryshimeve para se të vazhdojnë me hapa të mëtejshëm.
Në azhornimin e fundit të strategjisë, kundër pandemisë, agjencia e Kombeve të Bashkuara ka pohuar se bota gjendet para një konjukture fondamentale dhe se shpejtësia, ekuilibri dhe masat, duhet të merren parasysh kur vendoset për masat e nevojshme.


