Neurozat apo “mbilodhjet e sistemit nervor qendror” janë sëmundje apo dukuri funksionale të këtij sistemi. Këto dukuri vijnë si pasojë e prishjes së raportit nxitje/frenim të sistemit nervor qendror duke sjellë një varg ndryshimesh biokimike. Për gazetën “Shëndet+” mjeku neurolog Agron Islamaj, thotë se “moshat më të riskuara prej neurozave janë kryesisht moshta produktive 40-45 vjeç, por përjashtime nuk bëjnë as të rinjtë”.
Shpeshherë neurozat prekin adoleshentët në moshën e pubertetit. Shenjat tipike të neurozave tek adoleshentët janë: ulja e përqendrimit, nervozizëm, luhatje të oreksit, luhatje të gjumit, acarim, agresivitet, rënie nga mësimet etj.
Shkaktarët e prishjes së këtyre ekuilibrave shpeshherë janë: duhani, prishja e regjimit të studimit-pushimit, qëndrimi me orë të zgjatura, mbingarkimi i trurit me anë të përdorimit të telefonit, kompjuterit apo lojërave kompjuterike.
Këshilla për të sëmurët me neurozë:
-Shëtitje në ajër të pastër,
-Marrja me aktivitet fizik,
-Shmangia e ambienteve të zhurmshëm dhe të mbyllura,
-Eliminimi i duhanit, pijeve alkoolike dhe atyre energjetike
-Ngrënia e darkës lehtë,
-Fjetja në pozicion normale, në ambient pa zhurmë dhe me temperaturë normale (as shumë të ngrohtë, as shumë të ftohtë)


