Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi nëpërmjet edukimit gjithëpërfshirës

Shoqata Together for Life zhvilloi konkursin artistik me temë «Ndal dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve» në shkollën 9-vjeçare “Abdyl Bajraktari”, në Koplik.

Punimet e nxënësve trajtuan tema si dhuna dhe abuzimi me fëmijët, të drejtat e fëmijës, mbrojtja e këtyre të drejtave, pasojat e shkaktuara nga dhuna dhe abuzimi tek fëmijët, familjet dhe shoqëria, respektimi i dinjitetit njerëzor dhe barazia gjinore, aksesi tek shërbimet sociale të fëmijëve që janë viktima të dhunës dhe abuzimit, etj.

Nxënësit pjesëmarrës sollën mendimet, ndjenjat dhe perceptimet e tyre nëpërmjet formave të tilla krijuese dhe artistike që nga esetë, poezitë, koreografitë, pjesët e shkurtra teatrale, instalacionet dhe pikturat.

Megjithëse familja dhe shkollat duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi, për fat të keq, dhuna fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve akoma praktikohet nga prindërit, dhe mësuesit gjithashtu përdorin sjellje të dhunshme si një mënyrë disiplinimi dhe edukimit të fëmijëve.

Aktiviteti synoi rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve për:

  • të drejtat e tyre
  • identifikimin e formave të dhunës
  • rëndësinë e denoncimit të dhunës
  • rolin e shkollës dhe familjes në mbrojtjen nga dhuna dhe çdo lloj abuzimi

Rritjen e ndërgjegjësimit tek prindërit dhe mësuesit lidhur me:

  • njohjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve
  • identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna
  • nevojën për komunikim të vazhdueshëm me fëmijët për çdo problem
  • nevojën e bashkëpunimit me të gjitha strukturat për parandalimin e dhunës
  • nevojën për një prindërim të mirë

 

Shoqata “Together for Life” po zbaton projektin “Mbrojtja e Fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi nëpërmjet edukimit gjithëpërfshirës”. Ky projekt zhvillohet në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të Organizatave të Shoqërisë Civile Lokale” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Shoqata Internacionale për Solidaritetin në partneritet me Fondacionin AVSI dhe shoqatën Gruaja në Zhvillim Shkodër.

 

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve