Mbrojtja nga diskriminimi i pacientëve, ku mund të drejtoheni

Si e kupton që je e diskriminuar?

Diskriminohemi kur trajtohemi ndryshe dhe në mënyrë të pafavorshme nga të tjerët, bazuar në shkaqe të ndryshme, edhe pse ndodhemi në kushte të njëjta apo të ngjashme. Gjithashtu, mund të diskriminohemi kur trajtohemi njësoj mete tjerët, pavarësisht se ndodhemi në kushte të ndryshme. Ky dallim na pengon ose na kufizon në ushtrimin e barabartë të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga ligjet dhe aktet ndërkombëtare.

Pse diskriminohesh (shkaqet e diskriminimit)

Shkaqet për të cilat diskriminohemi mund të jenë: gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindja politike, fetare ose filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzënia, përkatësia prindërore, përgjegjësia prindërore, mosha, gjendja familjare ose martesore, gjendja civile, vendbanimi, gjendja shëndetësore, predispozicioni gjenetik, aftësia e kufizuar, përkatësia në një grup të veçantë, ose çdo shkak tjetër.

Si diskriminohesh dhe ku? Cilat janë format e diskriminimit dhe cilat janë fushat ku diskriminohemi?

Format e diskriminimit janë:

  • Diskriminimi i drejtpërdrejtë
  • Diskriminim i tërthortë
  • Diskriminim për shkak të shoqërimit
  • Shqetësimi (ngacmimi)
  • Udhëzimi për të diskriminuar
  • Mohimi i një përshtatjeje të arsyeshme
  • Viktimizimi

Fushat, Diskriminimi mund të ndodhë në të gjitha fushat, si në sektorin publik dhe në atë privat. Ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” ka rregulluar në mënyrë të veçantë mbrojtjen nga diskriminimi në fushën e edukimit, punësimit dhe ofrimit të të mirave e shërbimeve.

Ku mund të drejtohesh për zgjidhje

Nëse ndihesh i diskriminuar, mund të drejtohesh tek Zyrat e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë. Gjithashtu, mund t’i drejtohesh gjykatës, organeve kompetente për ndjekje penale. Në bazë të fushës ku ndodh sjellja diskriminuese, mund t’i drejtohesh edhe drejtuesit të institucionit arsimor apo punëmarrësit.

Kush e bën ankesën dhe si?

Një person, një grup personash ose një organizatë me interesa legjitime mund të paraqesë ankesë përpara Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Mënyrat e dorëzimit së një ankese janë:

  • Duke u paraqitur në Zyrat e KMD-së, kur subjekti ankues merr asistencën për plotësimin e ankesës
  • Me postë;
  • Me e-mail.

Çfarë duhet të përmbajë ankesa?

Ankesa duhet të përmbajë të paktën: emrin e ankuesit, një dokument identifikimi, kontaktet e ankuesit, subjektin qe pretendohet të ketë kryerdiskriminimin, shpjegimin e situatës së diskriminimit, masat që kërkohen nga Komisioneri, datën dhe firmën e ankuesit ose të përfaqësuesit të tij.

Adresa ku e gjen ankesën dhe adresa ku duhet ta dorëzosh

Formularin e ankesës mund ta shkarkoni në faqen zyrtare të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi: www.kmd.al

Pas plotësimit të formularit të ankesës, mund ta dërgoni në adresën: Rruga: “Sami Frashëri”,Nr. 10, Kati i II, Tiranë, ose ne adresën elektronike info@kmd.al.

Për çdo pyetje apo paqartësi në plotësimin e Formularit dhe dokumentacionit apo provave të disponueshme, mund te kontaktoni në nr. tel: 35542431078.

Ky artikull u prodhua nga “Together for Life” në kuadër të projektit “Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara. Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e vetme e “Together for Life” dhe jo domosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Save the Children dhe Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj