Mbyllen çerdhet, kopshtet dhe shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Në tre qarqe të vendit në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan shkollat, kopshtet dhe çerdhet këtë të hënë janë të mbyllura.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar mbrëmjen e së dielës se shkollat 9-vjeçare e të mesme, për arsye sigurie pas termetit të së shtunës 5.8 ballë i shkallës rihter, nuk do të zhvillojnë mësim.

Gjithashtu ministrja Olta Xhaçka, ka njoftuar se vendimi është marrë që pushim bashkë me fëmijët të jenë dhe punonjësit e administratës që kanë fëmijë në çerdhet, kopshtet dhe shkollat në këto qarqe.

“Duke pasur parasysh edhe faktin që ngjarja e fundit sigurisht që ka shkaktuar më shumë frikë e stres tek ata që janë edhe qytetarët më të vegjël të Tiranës, Durrësit dhe çdo zone të prekur nga tërmeti, Ministria e Arsimit ka vendosur që dita e sotme të jetë pushim për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërkohë që  është marrë vendimi që në keto tre qarqe do të jetë pushim edhe për kopshtet dhe çerdhet. Sa ju takon prindërve që punojnë në administratën shtetërore, të gjithë ata që kanë fëmijë në kopshte, çerdhe apo shkolla 9 vjeçare, sot mund të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre”.

Burimi: Vizion Plus

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro