Mbyllje e përgjithshme? Rama thirrje qytetarëve: Mund ta shmangim, do kishte pasoja të padëshirueshme

Kryeministri Edi Rama me anë të një konference online me gazetarët, ka folur rreth një mbyllje të përgjithshme të mundshme në vendin tonë.

Sipas Ramës kjo do të sillte pasoja të padëshirueshme në ekonominë e familjeve shqiptare dhe në ekonominë e vendit, ndaj u ka kërkuar qytetarëve që secili prej tyre të ndihmojë në zbatimin e rregullave anticovid.

Rama me tej ka shtuar se ndaj covid duhet të sillemi të gjithë si një bashkësi, pasi secili sipas tij ka një kontribut të jashtëzakonshëm.

“Të jemi sa më të vetëdijshëm që kemi në dorë të gjithë. Patjetër së bashku si komunitet si bashkësi të shmangim kalimin e spitaleve në mbingarkesë që do ta bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të atyre që janë në nevojë. Apo mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh, të vetëdijsohet që ka një rol për të ruajtur. Për të mbrojtur shëndetin e vet dhe të familjes së vet. Duke bërë këtë jep një kontribut të jashtëzakonshëm i çdo individi. Për të ndihmuar luftën e përditshme dhe të përnatshme në vijën e zjarrit ku trajtohen pacientët me covid me simptoma të rënda. Por edhe për të shmangur një mbyllje që do kishte pasoja të padëshirueshme në çdo familje dhe në familjen e përbashkët ekonomike.” tha Rama.+

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja