Me apo pa dashje mjekja Alketa Pere (Ymeri) ka artikuluar disa të vërteta

Pas shpërthimit të skandalit në Onkologjik, e vetmja që është shprehur për median është mjekja Alketa Pere, e cila është nën akuzë për “shpërdorim detyre”.

Edhe pse dosja është shumë sensitive dhe mjekja po kryqëzohet për etiken në të folur dhe qëndrimet e saj, përtej “gjuhës së papranuar” mjekja ka thënë disa të vërteta që pakkush ka guximin t’i artikulojë publikisht.

1.Edhe pse një e vërtetë e hidhur dhe e dhimbshme mjekja artikuloi se mungesa e ilaçeve në Onkologjik, sjell agravim të sëmundjes, duke çuar në humbjen e jetës së pacientit.

-Çfarë ndodh kur një pacient nuk i merr në kohë ilaçet sipas protokollit?

Mjekja Pere: Vdes

 

  1. Mungesa e stafit mjekësor

E kritikuar për etikën e munguar, mungesën e buzëqeshjes dhe sjellen agresive ndaj pacientëve, ajo përgjigjet:

Mjekja Pere: “E pranoj, jemi të lodhur, çfarë të buzëqesh”

 

  1. Pranon fenomenin e mitmarrjes

-Pse Alketa ty s’të kanë dhënë kurrë një kafe?

Mjekja Pere: Po tani…, nëse kemi ardhur këtu të diskutojmë kafet e doktorëve …Ka situata që pacienti përshembull nuk do të na japi fare asgjë. Por, ndonjëherë qëllon…Pse ndodh ajo që pacienti shtyhet për t’i dhënë  një kafe doktorit. Por ndodh, sepse kujton se nuk i jepet shërbimi i duhur. Dhe i jep një kafe dhe thotë tashi unë ja dhashë një kafe dhe unë jam në rregull.

-Kush është kafja më e madhe që ke marrë?

Mjekja Pere: Shumica o sjellin një vazo me lule, o një …Unë e di që japin zarfe…por nuk jam unë e zarfeve. Këtë duhet ta luftojmë për këtë kemi ardhur.

 

  1. Ofrimi i shërbimit në privat

Firmosja në një kartelë në klinikën “Megis”, ndërkohë që nuk pranon se është e punësuar në këtë klinikë.

Mjekja Pere: Le të gjykohem për këtë. E firmosa se mund të isha e traumatizuar nga burri im. Nuk është për t’u diskutuar kjo gjë.

 

  1. Keqmenaxhim

Mosfunksionimi i pajisjes së kobaltit, mungesë regjistri spitalor, mungesë mjekimi

Mjekja Pere: “Çështja e kobaltit është si puna e blerjes së kreavatit. Ti shkon e blen një krevat në dyqan , e sjell në shtëpi dhe nuk e vë në punë. I kujt është faji, i dyqanit apo i shpisë. Faji qëndron brenda që nuk është vendosur në punë.”

6: “Frikë”

Pse nuk bën denoncim, duke e njohur sistemin nga brenda me gjithë këto mungesa?

Mjekja Pere: Unë kam hallet e mia tani , ti thua pse nuk bën denoncim.

Kush jam unë t’ju shkruaj ministrave, kemi një përfaqësuese aty.

shendeti.com.al

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025