A i pëlqeni domatet?
Domatet janë burim i beta-karotenit, likopenit dhe vitaminës C, të cilat të gjitha janë antioksidantë që mbrojnë kundër dëmtimit të qelizave. Hulumtimet kanë treguar se lëndët ushqyese në domate mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve neurodegjenerative dhe diabetit të tipit 2.
- Ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar
Lëngu i domates është një burim i vitaminës C dhe beta-karotenit, antioksidantë që ndihmojnë në mbështetjen e sistemit tuaj imunitar. Hulumtimet kanë zbuluar se lëngu i domates rrit ndjeshëm nivelet e qelizave imune, duke përfshirë “qelizat”, të cilat mbrojnë viruset.
- Ulin rrezikun për kancer
Beta-karoteni dhe likopeni, një tjetër antioksidant në domate, mund të kenë veti antikancerogjene. Antioksidantët mbrojnë kundër dëmtimit të ADN-së në qeliza, që mund të çojë në zhvillimin e kancerit dhe të shkaktojë vdekjen e qelizave kancerogjene. Disa studime kanë zbuluar se burrat me konsum të lartë të domateve, veçanërisht domateve të gatuara, kanë një rrezik të reduktuar të kancerit të prostatës.
- Ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës
Një dietë e pasur me domate mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Një studim i botuar në vitin 2022 raportoi se konsumi i lartë i likopenit – ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 14%.
- Mund të rrisë fertilitetin mashkullor
Lëngu i domates rrit ndjeshëm nivelet e likopenit në gjak dhe lëvizjen e spermës në krahasim me grupin e kontrollit (placebo). Lëvizshmëria e spermës është një tregues i fertilitetit.
- Mund të parandalojë kapsllëkun
Marrja e pamjaftueshme e lëngjeve dhe fibrave mund të shkaktojë kapsllëk. Domatet ofrojnë dy lëndët ushqyese, ujë dhe fibra.
- Mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2
Disa studime sugjerojnë se likopeni mund të parandalojë diabetin e tipit 2, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimi dhe duke reduktuar inflamacionin. Fibrat në domate mund të ulin gjithashtu rrezikun e diabetit të tipit 2.
- Mbron kundër Sindromës Metabolike
Sindroma metabolike është një grup kushtesh shëndetësore, që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, goditjes në tru, etj. Njerëzit me sindromë metabolike kanë këto shenja:
- Obezitet
- Tensioni i lartë i gjakut
- Sheqer i lartë në gjak
- Trigliceride të larta
- Kolesterol i ulët HDL (“i mirë”).
Sasia e likopenit në gjak, mund të zvogëlojë rrezikun e sindromës tuaj metabolike.
- Mbështet shëndetin e trurit
Më shumë se gjashtë milionë të rritur të moshës 65 vjeç e lart në SHBA kanë sëmundjen e Alzheimerit (AD), një formë e demencës që ndikon në sjelljen, kujtesën dhe të menduarit. Nuk ka kurë për AD, e cila përkeqësohet me kalimin e kohës. Disa prova sugjerojnë se antioksidantët në domate, të tilla si likopeni, mund të mbrojnë kundër AD. Hulumtimet kanë gjetur, për shembull, një rënie më të ngadaltë të funksionit njohës tek njerëzit e moshës 70 vjeç e lart me një konsum më të lartë të likopenit se të tjerët.
Shumë nga përfitimet e domates rrjedhin nga përmbajtja e likopenit. Hulumtimet kanë zbuluar se domatet e rritura në fusha përmbajnë nivele më të larta të likopenit ,sesa ato që rriten në sera. Ngrënia e domateve me yndyrë të shëndetshme, si avokado ose vaj ulliri ekstra i virgjër, rrit përthithjen e likopenit.
Përshtur nga health.com
