Më janë vonuar menstruacionet. E kam nga stresi apo…?

Përshëndetje! Jam një vajzë 19 vjeçe dhe para një muaji pata marrëdhënie seksuale. 3 ditë më pas më erdhën menstruacionet si rregullisht, mirëpo këtë muaj pata vetëm pak gjakderdhje dhe s’po më vijnë më. Çfarë problemi kam, mos jam shtatzënë apo është thjesht stresi?

Përgjigjet Lulzime Gurra, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore Nr.1, Tiranë.

Stresi është shkaku kryesor i shumë sëmundjeve dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as çrregullimet menstruale. Ndikimin kryesor në ciklin menstrual stresi e jep si në kohëzgjatje dhe sasi, ashtu edhe në vonesë.

Ndërsa çdo mundësi për shtatzëni përjashtohet pasi pacientja saktëson se nga hera e fundit që ka pasur marrëdhënie seksuale, menstruacionet i kanë ardhur përsëri, qoftë kjo edhe 3 ditë më pas. Për shtatzëni zakonisht dyshohet vetëm nëse kanë kaluar dy javë nga data e rregullt e ciklit.

Unë do t’i rekomandoja bërjen e një ekoje nëse kanë kaluar 15 ditë nga data që cikli duhet të kishte ardhur. Bërja e një ekoje do të na tregonte më specifikisht se me çfarë kemi të bëjmë në këtë rast, pasi nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë kist./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
Shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se diçka nuk po shkon mirë me funksionin e mëlçisë