Me këtë maskë i thoni lamtumirë qimeve të fytyrës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

fytyreShumë femra kanë problem me rritjen e qimeve mbi faqe, mjekër madje edhe ballë, sidomos kur me kalimin e kohës, për shkak të ndikimit të hormoneve, qimet bëhen më të errëta dhe të trasha. Kjo i bën disa femra  të përjetojnë shqetësim , lidhur me këtë problem të pakëndëshëm estetik duke përqafuar zgjidhjen e vetme…depilimin. Në vend të përdorimit të depilimit klasik, provoni këtë recetë popullore që do t’ju ndihmojë të eliminuar qimet përgjithmonë.

Përbërësit që ju nevojiten mund t’i gjeni në kuzhinën tuaj.

– 1/2 një lugë gjelle vaj kokosit (ju gjithashtu mund të përdorni vaj ulliri, por nuk është aq efikase)

– 3 lugë miell integral

– Pak ujë

Metoda e përgatitjes:

Së pari  pastëroni lëkurën e fytyrës tuaj nga papastërtitë dhe aplikoni vaj kokosi në pjesët ku doni të eliminoni qimet. Pastaj, përzieni ujë dhe miell në një tas, në mënyrë që të përfitoni një pastë homogjene dhe aplikojeni pastën mbi pjesët problematike të fytyrës në të cilën keni aplikuar më parë vajin e kokosit. Lejojeni përzierjen të veprojë për rreth dhjetë minuta, derisa të thahet plotësisht. Ndërkohë që lani fytyrën mundohuni të fërkoni mirë pjesët ku është aplikuar përzierja. Ndoshta mund të keni pak skuqje në fillim, por kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar për shkak se ajo do të largohet shpejt. Aplikoni krem hidratant pasi ta keni larë mirë fytyrën. Praktikojeni këtë procedurë dy herë në javë për katër javë. Kjo do të jetë e mjaftueshme për heqjen e qimeve të fytyrës.

Burimi: healthyfoodplans/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer