Me koncesion për 20 vjet/ Infermierët do paguajnë për të hyrë në QSUT

Edhe pse thuhet shëndetësi falas, pacientët përballen me pagesa që në hyrje të spitalit. Parkimi në QSUT kushton 100 lekë, e nëse humbet nëpër QSUT, 300 lekë.

Ndërkohë, personeli pajiset me një kartë, me anë të së cilës përfitojnë parkim falas për gjatë gjithë ditës. Kjo vlen për mjekët edhe për infermierët. Por për këta të fundit, pra për infermierët, duket se ka një ndryshim. Infermierëve iu është hequr e drejta e parkimit falas në QSUT. Ata do të paguajnë parkimin si gjithë pjesa tjetër e qytetarëve. Ky vendim i marrë së fundmi, duket se nuk iu ka pëlqyer infermierëve të cilët kanë reaguar përmes peticionit, kërkesave për takime të vazhdueshme dhe letrave të hapura drejtuar institucioneve përgjegjëse. Deri tani, asnjë përgjigje.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka shkruar në faqen zyrtare të Kryeministrisë një letër ku ngre pikërisht këtë problematikë. Të kontaktuar nga “Pro Pacientit”, përfaqësues të Shoqatës shprehen se do të përshkallzojnë veprimet e tyre deri në marrjen parasysh të kërkesës për heqje të pagesës për parkimin, për infermierët.

Komenti i plotë i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë

A e dini realitetin që në QSUT parkimi i spitalit është dhënë me koncesion për 20 vjet?

Infermierët diskriminohen duke ju hequr të drejtën e hyrjes pa pagesë në institucionin ku ata punojnë. Dhe ata pak infermierë që kishin karta elektronike për të hyrë falas tashmë janë të detyruar të paguajnë 100 lekë të reja sa herë që futen në institucionin që punojnë (20 mijë lekë në muaj çdo infermier). Ndërsa mjekëve ju është lëne e drejta e hyrjes pa pagesë.

Në cilin vend të botës ndodh kjo që një infermier duhet të paguajë për të vajtur në punë me makinë ndërkohë që jashtë vetë shteti i siguron abone udhëtimi apo transport falas e jo me të imagjinohet kjo që ndodh tek ne?! Apo mos vallë kjo ndodh se do rriten pagat dhe mund të merren prap në formë tjetër?! Shqetësimi ynë është dërguar në drejtorinë e QSUT, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ju tashmë e dini realitetin që po ndodh me infermierët që përveç se po dhunohen çdo ditë në vendet e tyre të punës, po detyrohen dhe nga vetë institucioni të paguajnë për të hyrë në punë me makinë. Ky është vlerësimi që keni për infermierët ndërkohë që janë zemra e shëndetësisë dhe po mbajnë barrën më të madhe në mjekësi?  Ata janë të parët që përballen me të sëmurin, me familjarin e këdo. Edhe pse shpëtojnë jetë njerëzish dhe sakrifikojnë jetën e tyre për të sëmurin vlerësimi që marrin në fund kush është?

Duke shpresuar që shqetësimi ynë të merret parasysh gjithashtu urojmë që premtimet për mjekët dhe infermierët të mos mbesin vetëm në letër apo të mos mbesin thjesht premtime./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj